Banja e Dibrës ofron shërbime të specializuara për trajtimin dhe shërimin e një game të gjerë sëmundjesh shëndetësore. Ofrojnë terapi dhe fizioterapi të cilat janë të rekomanduara për një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh shëndetësore. Ne vazhdim, gjeni disa nga shërbimet kryesore dhe kushtet që trajtojnë:
Artriti dhe sëmundjet reumatike:
Trajtimi i artriteve dhe sëmundjeve reumatike inflamatore, përfshirë: poliartritin reumatik kronik, spondilitin ankilozant, artritin reumatik, artritet e tjera seronegative, osteoartritet, spondiloartrozat, periartritet, tendinitet, entesitet, sindromin e tunelit karpal, atrofite muskulare, mialgjite dhe sclerodermia.
Dëmtimet dhe paralizat:
Trajtimi i dëmtimeve të sistemit nervor periferik, paralizat kompresive, sindromi i pleksit brakial, raikulopatia lumbosakrale, paraliza e nervit facial, polyradikuloneuriti, rehabilitimi i deficiteve neurologjikë pas aksidenteve cerebro-vaskulare, sëmundjet demielinizuese si sclerosa multipel dhe sëmundja e Parkinsonit, paraliza cerebrale dhe ataksia spinocerebellare.
Problemet gastrointestinale:
Trajtimi i gastritit atrofik kronik, ulçerës gastro-duodenale peptike, konstipacionit kronik, kalkulozave biliare, inflamacionit të fshikëzës biliare dhe sëmundjeve inflamatore të kolonit.
Problemet respiratore:
Trajtimi i bronkitit kronik, astmës broniale, sinusiteve, rinitit, faringiteve dhe laringiteve.
Trajtimi i inflamacioneve dhe problemeve urologjike:
Inflamacionet kronike të veshkëve, vezikës dhe rrugëve urinare, nefrolitiazat, inflamacionet e organeve gjenitale si vaginiti, cerviciti, endometriti, sëmundjet inflamatore pelvike, insuficienca ovariale dhe uterine, steriliteti femëror (primar dhe sekondar).
Çrregullime endokrine:
Trajtimi i obezitetit dhe hyperuricemisë.
Rehabilitimi post-traumatike:
Rehabilitimi pas polytraumave, frakturave, luksacioneve dhe subluksacioneve, kontrakturave post-traumatike dhe diskopatite pre dhe post operative.
Trajtimi i Problemeve Dermatologjike:
Trajtimi i ekzemeve, psoriazës, infeksioneve të lëkurës si dermatofitozat, candidiasis, tinea, versikolor, herpes simplex dhe herpes zoster.
Nëse keni nevojë për konsultime me mjekët e specializuar, ju lutemi kontaktoni në numrat e telefonit të mëposhtëm ose përmes e-mailit për të marrë informacion të mëtejshëm dhe për të planifikuar një vizitë.