Advanced
Search
  1. Home
  2. Rëndësia e Mamografisë 3D, zbulimi i hershëm që mund t’ju shpëtojë jetën!
Rëndësia e Mamografisë 3D, zbulimi i hershëm që mund t’ju shpëtojë jetën!

Rëndësia e Mamografisë 3D, zbulimi i hershëm që mund t’ju shpëtojë jetën!

  • October 7, 2024
  • 0 Likes
  • 77 Views
  • 0 Comments

Mamografia është një mjet thelbësor për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Me avancimet e fundit në teknologji, Biçaku Diagnostic është i vetmi në Kosovë që ofron mamografinë 3D – një hap revolucionar në kujdesin për shëndetin e gruas. Kjo metodë e avancuar përdor rreze X me dozë të ulët për të krijuar pamje të detajuara dhe të shtresuara të indeve të gjirit, duke mundësuar detektimin e fazave fillestare të tumorit përmes kontrollave sistematike.  

Studimet globale kanë treguar se mamografia 3D rrit ndjeshëm saktësinë e diagnostikimit dhe është veçanërisht e dobishme për gratë me inde të dendura të gjirit. Kjo metodë e avancuar mund të zbulojë tumoret që shpesh mund të shpëtojnë nga teknikat tradicionale, duke ofruar një nivel më të lartë të sigurisë dhe saktësisë në diagnostikimin e kancerit të gjirit.

Në nivel global, kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të zakonshme dhe më të rrezikshme për gratë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit, rreth 2.3 milion gra diagnostikohen me kancer të gjirit.

Në Kosovë, kanceri i gjirit është gjithashtu një shqetësim i madh shëndetësor. Rreth 20-25% e të gjitha rasteve të reja të kancerit që diagnostikohen çdo vit janë të lidhura me gjirin. Zbulimi i hershëm është kritik për rritjen e mundësive të mbijetesës dhe për trajtimin e suksesshëm. Pikërisht për këtë arsye, mamografia 3D që ofrohet vetëm nga Biçaku Diagnostic është veçanërisht e rëndësishme.

Biçaku Diagnostic ofron një shërbim të avancuar dhe të veçantë për të siguruar që çdo grua të ketë akses në kujdesin më të mirë të mundshëm për shëndetin e saj. Mamografia 3D është një mundësi thelbësore për gratë mbi 40 vjeç ose ato me histori familjare të kancerit të gjirit, duke e bërë këtë metodë jo vetëm të rekomanduar, por dhe jetike për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Përfitoni nga kujdesi më i avancuar dhe identifikoni në kohë çfarëdo ndryshimesh të mundshme me mamografinë 3D te Biçaku Diagnostic. Kjo qasje inovative dhe e sofistikuar në diagnostikimin e kancerit të gjirit është mbështetur nga teknologjia më e fundit dhe një ekip profesional i përkushtuar për mirëqenien tuaj.

Përveç mamografisë 3D, Biçaku Diagnostic ofron një gamë të gjerë shërbimesh të avancuara në radiologji dhe stomatologji, të gjitha të mbështetura nga teknologjia më e fundit dhe më e sofistikuar në rajon. Në fushën e radiologjisë, ofrojnë radiologji dixhitale të avancuar, e cila siguron imazhe me cilësinë më të lartë dhe detaje të jashtëzakonshme për një diagnostikim më të saktë. Gjithashtu, MSCT 160-shtresor, që ofron skanime të shpejta dhe të sakta, duke ndihmuar në identifikimin e saktë të patologjive dhe në planifikimin e trajtimeve.

Ekipi profesional është i dedikuar për të ofruar kujdes të shkëlqyer dhe për të mbështetur pacientët në çdo hap të procesit të diagnostikimit dhe trajtimit.

  • Share: