Më shumë
  1. Shtëpi
  2. Rreth platformës dixhitale “Doktori yt”

Rreth platformës dixhitale “Doktori yt”

Mirësevini në “Doktori Yt,” platforma e parë digjitale e kujdesit shëndetësor në Kosovë, e krijuar për t’ju ndihmuar të gjeni doktorin apo shërbimin mjekësor të duhur, shpejt dhe lehtë. Në një botë ku koha është e çmuar dhe informacionet shpesh janë të shpërndara, ne sjellim gjithçka që ju nevojitet në një vend. Me ne, do të keni akses të menjëhershëm në një rrjet të gjerë profesionistësh shëndetësorë dhe institucione mjekësore, duke bërë udhëtimin tuaj drejt shëndetit më të mirë më të thjeshtë dhe më të sigurt.

Çfarë ofron platforma “Doktori Yt”

Platforma jonë është e krijuar për të ndihmuar pacientët të gjejnë me lehtësi doktorin apo shërbimin e duhur. Në webfaqen dhe aplikacionin tonë mobil, pacientët mund të qasen në informacione për:

  • Doktorë: Specialistë të fushave të ndryshme, që përfshijnë radiolog, gjinekolog, endokrinolog, urolog, mjekë familjarë, oftalmolog, kirurgë, kardiologë, ortopedë dhe shumë të tjerë.
  • Spitale: Informata të detajuara për spitalet lokale dhe ndërkombëtare.
  • Klinika dhe Ordinanca: Një listë e gjerë e klinikave dhe ordinancave për trajtime të specializuara.
  • Barnatore: Gjetja e barnatoreve të afërta me të gjitha informatat e nevojshme.
  • Shërbime të specializuara: Përmes filtrave të avancuar, përdoruesit mund të gjejnë shërbimet specifike shëndetësore që ju nevojiten, duke përfshirë trajtimet për sëmundje të veçanta apo nevoja të tjera mjekësore.

Rezervimi i terminëve

Me “Doktori Yt,” pacientët jo vetëm që kanë mundësinë të gjejnë doktorët dhe institucionet e duhura, por gjithashtu të rezervojnë termine me lehtësi në spitalet, ordinancat dhe klinikat e përzgjedhura, duke shkurtuar kohën e pritjes dhe duke përmirësuar ndjeshëm përvojën e kujdesit shëndetësor.

Për profesionistët shëndetësorë dhe institucionet

Për mjekët, klinikat, spitalet dhe barnatoret, “Doktori Yt” është një platformë ku ata mund të ndajnë informacione rreth shërbimeve që ofrojnë dhe të rrisin ndërgjegjësimin tek pacientët e tyre potencialë. Ne ndihmojmë në përmirësimin e ndërveprimit mes pacientëve dhe profesionistëve, duke mundësuar një rrjet komunikimi dhe koordinimi më të mirë në sektorin shëndetësor.

Inovacioni dhe teknologjia

“Doktori Yt” është një hap revolucionar drejt dixhitalizimit të shërbimeve shëndetësore në Kosovë. Duke ofruar informata  të shërbimeve shëndetësore dhe një aplikacion mobil që së shpejti do të jetë i disponueshëm në App Store dhe Google Play Store, ne po e vendosim kujdesin shëndetësor në majë të gishtërinjve tuaj. Ky është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të kujdesit shëndetësor, duke e bërë qasjen digjitale jo vetëm një mundësi, por një domosdoshmëri për shëndetin e të gjithëve.

Partnerët tanë

Në rrugëtimin tonë, kemi bashkëpunuar me një numër të madh të profesionistëve të shëndetësisë, duke përfshirë doktorë, spitalet më të mira dhe klinikat më të avancuara. Këto partneritete na ndihmojnë të ofrojmë për përdoruesit tanë një gamë të gjerë opsionesh të kujdesit shëndetësor që përputhen me nevojat e tyre specifike.

Me “Doktori Yt,” kujdesi shëndetësor është vetëm disa klikime larg!

Misioni ynë

Misioni ynë është të transformojmë mënyrën se si pacientët gjejnë dhe lidhen me mjekët dhe institucionet shëndetësore. Përmes platformës sonë digjitale “Doktori Yt,” ne thjeshtojmë procesin e gjetjes së doktorit, spitalit apo shërbimit të duhur shëndetësor, duke ofruar informacione të besueshme dhe gjithëpërfshirëse në një vend të vetëm. Ne përkushtohemi që çdo pacient të ketë qasje të shpejtë, të lehtë dhe të sigurt në kujdesin më cilësor, duke eliminuar pengesat e zakonshme të informacionit dhe kohës.

Vizion i ynë

Vizioni ynë është të ndërtojmë platformën më të madhe dhe më të besueshme të kujdesit shëndetësor në Kosovë dhe rajon. Ne synojmë të krijojmë një ekosistem të ndërlidhur ku pacientët dhe profesionistët shëndetësorë mund të komunikojnë dhe bashkëpunojnë më mirë, duke përmirësuar përvojën e përgjithshme të kujdesit. Përmes modernizimit të shërbimeve shëndetësore përmes teknologjisë, ne kontribuojmë në një të ardhme më të ndritur për shëndetin publik.