Termat dhe Kushtet e Përgjithshme
Më poshtë do të gjeni Termat dhe Kushtet e Përgjithshme të platformës Doktori yt, krijuar nga ______________ dhe në përdorim me të drejta të plota prej shoqërisë së kontrolluar prej saj Doktori yt Sh.p.k, këtu e tutje referuar si “Doktori yt”. Ju lutem, lexojini me kujdes termat dhe kushtet e përdorimit.
Duke u regjistruar në aplikacionin Doktori yt, ju pranoni termat dhe kushtet e mëposhtme. Duke u regjistruar, ju pranoni se jeni të paktën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç dhe keni zotësi të plotë ligjore për të vepruar.
- Përshkrim i Aplikacionit
Doktori yt ka zhvilluar një platformë dhe aplikacion në internet (referuar bashkërisht si Aplikacioni “Doktori yt”). Aplikacioni “Doktori yt” është shoqëruesi juaj i besuar në botën e kujdesit shëndetësor. Kjo është arsyeja pse ne jemi përkushtuar për të thjeshtuar udhëtimin tuaj të kujdesit shëndetësor duke sjellë informacion të plotë për doktorët, spitalet, barnatoret, laboratorët, ordinancat etj., në një aplikacion të përshtatshëm dhe gjithëpërfshirës mobil. Përmes aplikacionit “Doktori yt”, ju do te mund te caktoni edhe terminë në spitalet apo ordinancat përkatëse.
- Regjistrimi dhe llogaria
Në mënyrë që të përdorni shërbimet e ofruara nga aplikacioni “Doktori yt”, ju duhet të regjistroheni si përdorues. Pasi të keni përfunduar së plotësuari të dhënat e përdoruesit, ju mund te ndryshoni fjalëkalimin në çdo kohë. Ju keni nevojë për emrin tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimin në mënyrë që ta përdorni aplikacionin “Doktori yt”. Është përgjegjësia juaj të siguroheni që të dhënat tuaja të hyrjes të mos keqpërdoren. Prandaj, ju jeni përgjegjës për fjalëkalimin dhe emrin tuaj të përdoruesit dhe duhet të siguroheni që ato të mos zbulohen nga palë të treta.
Mbroni privatësinë tuaj duke zgjedhur një fjalëkalim të sigurt dhe duke u kujdesur për këtë fjalëkalim dhe emrin tuaj të përdoruesit. “Doktori yt” ka të drejtën të bllokojë llogarinë tuaj nëse ka një dyshim të justifikuar për keqpërdorim. Nëse ju dyshoni se llogaria juaj është përdorur nga të tjerë ose se fjalëkalimi juaj është zbuluar, ju keni detyrimin të informoni menjëherë “Doktori yt” në e-mail adresën: info@doktoriyt.com në mënyrë që të merren masat e duhura mbrojtëse.
Ju lutem vini re se, aplikacioni “Doktori yt” duhet të përdoret vetëm prej jush. Përdorimi i aplikacionit me kredencialet tuaja nga palë të treta është rreptësishtë e ndaluar dhe do të çojë automatikisht në ndërprerjen e menjëhershme të marrëveshjes suaj me “Doktori yt”.
Duke u regjistruar, ju pranoni që ne mund, kohe pas kohe dhe nëse është e zbatueshme, t‘ju dërgojmë informacione në lidhje me përditësime dhe zhvillime të reja të aplikacionit “Doktori yt”, si dhe reklama dhe përmbajtje marketingu në e-mail adresën që ju keni dhënë. Ju mund të tërhiqeni nga kjo marrëveshje në çdo kohë. Për këtë qëllim, suporti ynë është i vlefshëm për ju në çdo kohë (info@doktoriyt.com).
3. Siguria
“Doktori yt” merr përsipër të sigurojë që sistemet dhe programet që i përkasin atij ose mbi të cilat ai ka ndikim të jenë të sigurta në përputhje me kushtet teknike dhe të ndjekin rregullat në lidhje me mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave. “Doktori yt” nuk mban përgjegjësi për defekte për të cilat nuk është përgjegjës dhe nuk garanton shërbim pa ndërprerje. “Doktori yt” gjithashtu nuk mban përgjegjësi për forca madhore, veprime të papërshtatshme ose çdo shpërfillje të rrezikut të treguar nga ju ose palë të treta ose ndërprerje të shkaktuar nga palë të treta (viruse, sulm hakerësh ose të ngjashme) që ndodhin pavarësisht masave të duhura të sigurisë.
4. Përgjegjësia dhe garancitë
“Doktori yt” është përgjegjës dhe garanton vetëm për shërbimet e tij dhe jo ato të doktorëve, veçanërisht pasi këto shërbime nuk janë objekti i kontratës ndërmjet jush dhe “Doktori yt”. “Doktori yt” gjithashtu nuk është as përfaqësuesi dhe as agjenti i doktorit që ju kontaktoni nëpërmjet aplikacionit “Doktori yt” dhe nuk mund të japë asnjë garanci ligjore për doktorin.
“Doktori yt” nuk është ofrues i shërbimeve mjekësore dhe nuk mban përgjegjësi dhe as jep garanci mbi përmbajtjen e një këshille mjekësore që ju merrni nëpërmjet aplikacionit “Doktori yt”. Kjo përmbajtje është ekskluzivisht përgjegjësia e doktorit që ju ofron këshillën. Duke kontaktuar me një doktor nga aplikacioni “Doktori yt” ju jeni duke lidhur një kontratë trajtimi me doktorin që po ju jep këshilla.
“Doktori yt” nuk mban përgjegjësi për cilësinë e pajisjeve tuaja të internetit ose internetin dhe/ose lidhjen telefonike që ju përdorni. Aplikacioni “Doktori yt” mund të përdoret në sistemet që operojnë me IOS dhe Android. Ne nuk mund të garantojmë që aplikacioni “Doktori yt” mund të përdoret (pa ndërprerje) nga versione më të vjetra të këtyre sistemeve operative. Në çdo rast është përgjegjësia juaj të garantoni sigurinë e sistemeve dhe programeve që përfshihen në fushën tuaj të ndikimit. Ne nuk mund të sigurojmë përdorimin pa ndërprerje dhe ndërhyrje të aplikacionit “Doktori yt” dhe kjo nuk është pjesë e kontratës.
E gjithë përgjegjësia përjashtohet në rast forcash madhore, dëmesh materiale të shkaktuara nga neglizhenca të vogla (përveçse nëse kjo rezulton nga shkelja e përgjegjësive kryesore kontraktuale), dëmesh pasuese dhe çdo humbje tjetër indirekte ose fitim të munguar si pasojë e neglizhencave të lehta.
5. Kohëzgjatja e kontratës
Kontrata juaj e abonimit ka një kohëzgjatje prej 1 (një) viti nga fillimi i marrëdhënies kontraktuale me “Doktori yt” dhe do të zgjatet automatikisht për një periudhë prej një muaji, nëse ju nuk njoftoni për përfundimin e saj të paktën dy javë përpara përfundimit të afatit 1 vjeçar.
Konfirmimi për përfundimin e kontratës duhet të bëhet me e-mail në adresën info@doktoriyt.com. “Doktori yt” ka të drejtë ta përfundojë kontratën me ju pa ju njoftuar, në rast të kryerjes së ndonjë aktiviteti mashtrues ndaj shërbimeve të “Doktori yt”. Në një rast të tillë, ju nuk keni asnjë të drejtë të ankoheni ndaj “Doktori yt”. “Doktori yt” mund të ngrejë ankesa ndaj jush tek palë të treta dhe mund të përdorë shërbimet e palëve të treta për të përmbushur detyrimet e tij ligjore.
6. Informacionet tona të kontaktit
Doktori yt Sh.p.k
E-mail: info@doktoriyt.com
7. Ligji ne fuqi
Doktori yt është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në Kosovë. Në kontratën tuaj me Doktori yt, këto kushte do të udhëhiqen dhe interpretohen në pajtueshmëri me ligjet e aplikueshme në Kosovë.