Advanced
Search
  1. Home
  2. Doctors
  3. Orhan Kubati

“Dr. Orhan Kubati” Locations

Qendra Laserike e Syrit Kubati Qendra Laserike e Syrit Kubati
Prishtina Mon, Tue, Wed, Thu, Fri Doctors Onboard: 11

About “Dr. Orhan Kubati”

Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Zagreb. Specializimin e oftalmologjisë në Beograd. Studimet postdiplomike në Zagreb. Tezën e doktoraturës e mbrojti në Prishtinë në degën e strabologjisë. U subspecializua në degën e strabologjisë në Beograd, në Lyon te Francës dhe në Keln të Gjermanisë. Posedon më se 80 kumtesa dhe punime shkencore të botuara si autor dhe koautor në ish-Jugosllavi dhe në tubime ndërkombëtare. Botues i tekstit të parë: “Oftalmologjia për studentë të mjekësisë dhe të stomatologjisë” së bashku me prof.dr. Qamil Haxhiun.Pjesëmarrës në shumë kongrese Europiane dhe Botërore me punime si dhe ligjërues i ftuar në kongresin e 39-të Ndërkombëtar të Shoqatës së Oftalmologëve të Turqisë.

Gjatë punës dhe aktivitetit shumëvjeçar pranoi një numër të madh të mirënjohjeve për kontributin shkencor në panelet ndërkombëtare të “Kongresit të 39’të Kombëtar Oftalmologjik të Shoqatës Turke të oftalmologjisë” më 2005, sikurse dhe mirënjohjet nga Universiteti i Prishtinës për merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe avancimin e procesit mësimor-shkencor më 1974, 1985, 2004 dhe 2007. Shoqata e Kosovës për aplikimin e ultratingullit në mjekësi e ka shpërblyer me mirënjohje për kontributin e dhënë në të gjitha simpoziumet dhe “Kongresin e parë ndërkombëtar të ultrasonografisë diagnostike në mjekësi” nga 2003-2006.

Në prill të vitit 2023, Prof.Dr Orhan Kubati me punën e tij të palodhshme, vazhdoi kontributin ne shkencë me publikimin e librit “Syri, organi i shikimit (filozofia e te pamurit,anomalitë e refraksionit)”. Publikim ky që do të ndihmoj shumë brezat e ardhshëm në oftalmologji. Ai është edhe themelues i Qendrës Laserike të Syrit “KUBATI”.

Qendra Laserike e Syrit Kubati

Rr. Sadete Mekuli nr15, Vneshtat (Kolovice e re) Prishtinë 10000

+383 44 247 887

info@kubati.net

Specializations

Articles

No Articl posted yet.
  • Share Profile: